Vendosni fjalën kyçe....

Meta i shqetësuar për raportin e Freedom House: Një këmbanë e fortë alarmi


Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar i shqetësuar lidhur me raportin e Freedom House, sipas të cilit Shqipëria ka pësuar rënie në qeverisjen demokratike dhe procesin zgjedhor.

Meta e ka konsideruar një 1 “këmbanë alarmi” raportin në fjalë, ndërsa thotë se kjo tregon nevojën për reflektin dhe përgjigje.

 “Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e raportit të organizatës ‘Freedom House’.

Përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.

Konkluzioni në raport se: ‘Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet” është një këmbanë e fortë alarmi.

Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme”, shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *