Tom Cruise dëshiron të fluturojë në hapësirën në emër të një filmi, dhe NASA thotë se kjo po ndodh.
Kreu i NASA-s konfirmoi të martën se agjensia hapësinore po punon me aktorin Tom Cruise për të bërë një film në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Një zëdhënës i NASA-s konfirmoi gjithashtu për CNN që udhëtmi do të nisë në hapësirë dhe do të qëndrojë në stacionin hapësinor.
Disa filma janë xhiruar në bordin e stacionit hapësinor, duke përfshirë një dokumentar IMAX 2002 që Cruise vetëm e rrëfen. Por nëse filmi që thotë NASA do bëhet vërtet, Cruise mund të ishte aktori i parë që kryen një udhëtim në hapësirë.
“Ne kemi nevojë për media të njohura për të frymëzuar një gjeneratë të re inxhinierësh dhe shkencëtarësh për të realizuar planet ambicioze të NASA-s”- tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine.
Nuk është e qartë se si ose kur ky fluturim do të bëhet dhe se cilët anëtarë të ekuipazhit do të bashkohen me Cruize.
Momentalisht Rusia është i vetmi vend me aftësinë për të fluturuar njerëzit për në stacionin hapësinor, por SpaceX dhe Boeing kanë punuar për vite me rradhë për të zhvilluar anije kozmike të afta për të kthyer atë aftësi te Shtetet e Bashkuara.