Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk është fasadë, por demokraci në zhvillim” – Rama komenton raportin e Freedom House


Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me raportin e Freedom House, sipas të cilit Shqipëria ka pësuar rënie në nivelin e demokracisë nga 3.89 në 3.82.

“Jo nuk e kam parë, nuk e kam parë”- u përgjigj Rama pas pyetjes nga gazetari Enkel Demi, në ABC News.

Pasi ky i fundit e sqaroi për përmbajtjen e raportit dhe i tregoi komentin e Michael Smeltzer për VOA-n ( analist kërkimor i raportit Vendet në Tranzicion) se politikanët e Ballkanit kanë hequr dorë dhe nga fasada e demokracisë, Rama u përgjigj: “Zotëria ka arritur në përfundimin e gabuar. Këtu nuk bëhet fjalë për fasadë demokracie por demokraci në zhvillim dhe si vend në zhvillim ka problematikat e veta dhe përsa i përket lirisë së mediave besoj se Shqipëria ka lirinë më të madhe të shpifjes në planet”.

Rama tha se pavarësisht raporteve të fundit të Freedom House dhe të Reporterëve pa Kufij, ka në plan të vazhdojë me paketën Anti-Shpifje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *