Kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të kthehemi në normalitet deri sa të kemi në dispozicion një vaksinë.
Këtë deklaratë Rama e tha pas pyetjes së gazetarit Enkel Demi, nëse ka gjasa që karantina të zgjasë deri në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme.
“Nuk ka gjasa që të jetojmë deri kur të dalë vaksina, sepse deri atëherë këtë armik të padukshëm do ta kemi mes nesh. Që do të thotë se duhet të mësohemi me praninë e tij dhe duhet të adoptojmë një sjellje tjetër nga e shkujdesura përpara tij. Nga ana tjetër s’mund të vazhdojmë me masat shtrënguese deri kur të dalë vaksina. Duhet që secili prej nesh të jetë roja i vetvetes dhe i atyre që ka përreth. Do jetë një normalitet i ri, që nuk do të jetë i njëjtë me relitetitn ku jemi rritur dhe me të cilin jemi mësuar.
Deri sa të dalë vaksina. Kjo nuk është lufta ime, kjo është lufta e njerëzimit për të mbrojtur veten nga një rrezik që siç e kemi parë mund të kthehet në tragjedi kombëtare.”- tha Rama.