Një stuhi e madhe rëre mbërtheu kryeqytetin e Nigerit, Niamey duke e kthyer qiellin në ngjyrë të kuqe.
Pamjet apokaliptike përfshinë qytetin duke ofruar një shfaqje mbresëlënëse dhe të rrezikshme njëkohësisht. Rrjetet sociale u mbushën plot me videot e pamjeve të kapura nga banorët e qytetit.
Stuhia u shtri në qindra metra gjatësi e disa dhjetëra metra lartësi dhe gllabëroi gjithçka që dilte para duke e kthyer ditën në natë.
Ndërsa nuk raportohen viktima apo dëme materiale, stuhitë e pluhurit mendohet se shkaktojnë shpërthimin e disa sëmundjeve siç është meningjiti bakterial, në rajonin Sahel, i cili shtrihet në të gjithë Afrikën e Veriut nga Eritrea në Senegal.
Sipas studimit të publikuar në vitin 2016, erërat e larta mund të mbajnë grimca, përfshirë baktere infektive, që futën në traktin respirator, duke sugjeruar që stuhitë e rërës kanë luajtur një rol në shpërthimin e disa sëmundjeve.