Vendosni fjalën kyçe....

“Qeveria tranzitore është thelbësore, reforma të garantojë që zgjedhësit të jenë mbretërit”


Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, tha sot se shumica qeverisëse kërkon ta përdorë këtë këshill si instrument përplasjeje dhe jo zgjidhjeje për procesin e rëndësishëm.

Në një lidhje të drejpërdrejtë me News24, demokrati theksoi se nëse shumica synon këtë gjë po e çon në një rrugë të gabuar këtë proces duke përmendur se Këshilli Politik është ngritur për të rakorduar punët lidhur me reformën dhe ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Komisioni ka pak vlerë për ne. Marrëveshja e janarit e cakton Komisionin thjesht si një instrument dhe Gjiknuri me Hajdarin janë vetëm përfaqësues të parlamentit në atë Komision. Mandatin e ka Këshilli Politik me bekimin e ndërkombëtarëve. Propozimet janë në tryezën e Këshillit Politik jo Komisionit. Procesi i Reformës Zgjedhore ka një problem, ishte dukshëm pra mazhoranca socialiste do ta përdorë Këshillin Politik si një intrument përplasje, vetëm për fjalë dhe që mos bien dakord me asgjë. Duke vlerësuar 2 raportet, ne opozita dhe parlamenti do të kërkojmë të gjejmë zgjidhjet në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it.” – tha Bylykbashi.

Më tej ai shtoi se reforma duhet të garantojë që vota nuk blihet dhe media po kështu. Bylykbashi ta gjithashtu se qeveria tranzitore është kërkesë thelbësore për zgjedhjet e ardhshme.

“Reforma duhet të garantojë që vota nuk blihet. Të mos blihet media nëpërmjet reklamave e të mos u bëhet presion votuesve. Po kështu administrata nuk duhet të cënohet. Pra zgjedhësit të jenë mbretërit, partitë korrin produktin. Qeveria tranzitore është kërkesa thelbësore. Ajo garanton të gjitha vendimet e tjera. Deri më sot kemi parë refuzim nga shumica e nëse guxon të bëjë Reformë Zgjedhore të njëanshme atëherë fatura e zgjedhjeve të manipuluara do jenë mbi të.” – shtoi demokrati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *