Profesori Neil Ferguson, i cili këshilloi kryeministrin Boris Johnson për të mbyllur Mbretërinë e Bashkuar për shkak të koronavirusit, e ka lënë rolin e tij si këshilltar i qeverisë.
Kjo sepse ai theu rregullat e distancës sociale, për të takuar të dashurën e saj, e cila është e martuar me dikë tjetër me të cilin ka edhe fëmijë.
Shkencëtari 51 vjeçar, e lejoi të dashurën ta vizitonte atë në shtëpi gjatë bllokimit ndërsa ligjëronte publikun për nevojën për ruajtjen e distancës sociale për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Sipas gazetës britanike Daily Telegraph, 38-vjeçarja Antonia Staats jeton me burrin e saj dhe fëmijët e tyre në një shtëpi me vlerë 1.9 milion pound.
Ferguson drejtonte grupin e shkencëtarëve në Imperial College London, parashikimet e të cilit ndihmuan në bindjen e ministrave për nevojën për të imponuar rregulla të rrepta të distancimit fizik, ose të rrezikonin “bombardimin” e spitaleve. Por, përkundër këshillave të tij, Prof Ferguson dështoi t’i zbatonte ato vetë.
Vetëm javën e kaluar ai paralajmëroi se nëse bllokimi hiqej shumë herët mund të rrezikonte vdekjen e 100,000 të tjerëve.
E sipas mediave britanike, të paktën dy raste, zonja Staats udhëtoi nëpër Londër për ta takuar atë.
Vizita e saj e parë, më datë 30 Mars, përkoi me një paralajmërim publik nga Prof Ferguson se masat e bllokimit duhet të qëndrojnë në vend deri në qershor.
E më 8 prill ajo bëri një udhëtim të dytë, pavarësisht se u kishte thënë miqve të saj se i shoqi kishte simptoma të koronavirusit.
Pasi e gjithë kjo histori u publikua në media, Ferguson u detyrua të jepte dorëheqjen. Ai pranoi se kishte bërë një “gjykim të gabuar dhe se kishte ndjekur rrugën e gabuar”.
Ai i tha Telegrafit: “Prandaj, unë jam larguar nga përfshirja ime në Sage (Grupi Këshillimor Shkencor i qeverisë për Emergjencat). Kam vepruar në bindjen se isha imun, pasi kam rezultuar pozitiv për koronavirusin dhe jam izoluar plotësisht për pothuajse dy javë pas zhvillimit të simptomave.”