Pavarësisht rregullave për distancimin social dhe ndalimin e lëvizjeve nga një qark në tjetrin, gjatë kësaj periudhe si kryeministri Edi Rama ashtu dhe presidenti Ilir Meta kanë lëvizur nga Tirana.
Gazetari Enkel Demi gjatë një interviste i tha Ramës që nuk e ka respektuar karantinën por ai e mohoi këtë duke thënë se ka lëvizur për punë.
BISEDA NË STUDIO:
Gazetari: Ju s’e keni respektuar karantinën
Rama: S’është e vërtetë, jo
Gazetari: Ishe në Vlorë mor burrë, a nuk ishe në Vlorë?
Rama: Që në ditën 1 të gjithë personat që kanë një punë të caktuar kanë mundësi të lëvizin 24 orë. E para, e dyta e punës, unë dhe Presidenti i Republikës kemi një detyrë specifike që lëvizim jashtë orareve të caktuara
Gazetari: Të bësh hiking?
Rama: Si?
Gazetari: Hiking, Presidenti ka bërë ngjitje në mal
Rama: Për Presidentin është punë