Asambleja e Universitetit të Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’, ka kundërshtuar urdhrin e ministres së Arsimit, Shahini, për rifillimin e mësimit në universitete.
Në një deklaratë zyrtare, ajo thekson se për sa kohë vendi është në gjendjen e fatkeqësisë natyrore, mësimi nuk mund të zhvillohet në auditore dhe as zgjedhjet për Rektorin e senatin nuk mund të bëhen.
Rikthimin në auditore të studentëve e pedagogëve e kanë kundërshtuar edhe pedagogë të Universitetit të Tiranës ndërsa Rektori Koni u shpreh pak ditë më parë se nuk mund të ketë fushatë pë zgjedhje e as zgjedhje për sa kohë studentët nuk janë të pranishëm dhe vendi është në gjendjen e fatkeqësisë natyrore pas vendimit të shtyrjen e saj nga parlamenti.