Vendosni fjalën kyçe....

“Urdhër i paligjshëm e i paprecedentë” – Shkarkohet pasi firmosi zhvillimin e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës


Rektori i Universitetit të Tiranës ka shkarkuar nga detyra kryetaren e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, pedagogen e Shkencave Sociale, Majlinda Keta.

Kjo e fundit sipas Rektoratit ka firmosur në mënyrë të paligjshme e të paprecedentë ka nxjerrë urdhrin për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës, duke e përcjellë më pas me e-mail këtë urdhër.

Në argumentimin e vendimit, rektorati thekson edhe shkeljet e tjera të bëra nga ana e Ketës.

Zgjedhjet në Universitetin e Tiranës janë caktuar të zhvillohen në datën 12 qershor sipas ministres së Arsimit, Shahini.

Megjithatë Rektori i Tiranës, Koni, ka deklaruar se ato nuk mund të zhvillohen për sa kohë vendi është nën gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri në datën 23 qershor, siç u miratua nga Parlamenti.

Përveç kësaj, theksoi Koni, studentët nuk janë në auditore e për këtë arsye nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje siç e përcakton ligji.

Kundër zgjedhjeve është shprehur edhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve, që thekson se data është e papërshtatshme duke propozuar shtyrjen deri në shtator të këtij viti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *