Vendosni fjalën kyçe....

Zbulim i rëndësishëm, shkencëtarët gjermanë gjejnë antitrupa që bllokojnë përhapjen e Covid-19


Shkencëtarët kanë zbuluar një antitrup që bllokon koronavirusin nga hyrja në qelizat e trupit, duke siguruar një mburojë shumë të nevojshme për pacientët me sëmundje të rëndë.

Ndërsa nuk është një kurë apo vaksinë, ai është akoma një zhvillim domethënës.

“Ky përparim tregon se ne jemi në rrugën e duhur për zhvillimin e një ilaçi kundër Covid-19.” – tha profesori virolog, Luka Cicin-Sain.

“Në eksperimente të përsëritura, ne kemi qenë në gjendje të tregojmë se ky rezultat është i qëndrueshëm.” – shtoi ai.

Cicin-Sain dhe ekipi i tij analizuan 6.000 antitrupa të ndryshëm njerëzorë dhe gjetën më shumë se 750 që lidhen me koronavirusin dhe parandalojnë përhapjen e tij më tej në pacientët tashmë të infektuar.

Antitrupat aktualisht po kalojnë testime shtesë mbi kulturat e qelizave për të zbardhur më të efektshmet në bllokimin e infeksionit.

Për të qenë të qartë, studiuesit nuk prodhojnë vaksinë apo kurë, por përkundrazi një trajtim të mundshëm shumë efektiv për pacientët me koronavirus të cilët kanë sëmundje shoqëruese, i cili vepron në parimin e “të ashtuquajturës imunizim pasiv”, sipas Stefan Dübel nga Universiteti Teknik i Braunschweig, i cili shtoi se “efekti është i menjëhershëm: antitrupat heqin potencialin nga virusi”.

Ekipi, i cili ka punuar në bashkëpunim me kompaninë bioteknike Yumab, po shpreson të fillojë provat klinike në vjeshtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *