Vendosni fjalën kyçe....

Alastair Campbell nxjerr mesazhet e Ramër kundër Boris Johnson: A e di ai se çfarë po bën


Ish-zëdhënësi dhe këshilltari historik i Tony Blair, Alastair Campbell ka sulmuar kryeministrin britanik Boris Johnson lidhur me pandeminë e koronavirusit, dhe këtë e ka bërë duke zbuluar edhe një mesazh nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ai thotë se Rama i ka dërguar një mesazh, ku vinte në dyshim qasjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për krizën e COVID-19.

 “Unë kam biseduar sot me një mikun tim, kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai më shkruan me mesazh ‘çfarë dreqin po bën ai. A e di ai se çfarë po bën?’. Unë mendoj se është mizore mënyra sesi po vepron qeveria e Britanisë së Madhe, që thotë se po udhëhiqet nga shkenca. Shkenca dhe shkencëtarët janë aty për të informuar, jo për të udhëzuar. Vendimet duhet të merren, shpjegohen e të mbrohen nga ministrat. Ai do thjesht të shpëtojë lëkurën e tij, e nuk e ka marrë aspak seriozisht pandeminë e Covid-19”, tha Campbell, citon Express.co.uk.

Deri më tani, Britania ka numrin e katërt më të lartë të të infektuarve në botë me më shumë se 195,000 raste në total dhe numrin e dytë të vdekjeve. Numri i viktimave është më i lartë se 29,000 njerëz.

Kryeministri Rama njihet për marrëdhëniet e ngushta me Campbell dhe me Tony Blair, nga të cilët ka marrë këshilla lidhur me imazhin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *