Banka e Shqipërisë ka vendosur miratimin e shtypjes së kartëmonedhave të reja 500 lekë dhe 2000 lekë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit Mbikëqyrës.
Më herët janë shtypur kartëmonedhat 200 lekë dhe 5000 lekë që janë hedhur tashmë në qarkullim.
“Si emetuesja e vetme e monedhës kombëtare, Banka e Shqipërisë kujdeset vazhdimisht që struktura dhe cilësia e parasë në qarkullim të plotësojë në mënyrë dinamike nevojat e tregut, duke u përshtatur me evoluimin e fuqisë blerëse dhe teknologjisë së qarkullimit.
Në këtë kuadër, shtypja e këtyre kartëmonedhave vjen si rezultat i plotësimit të kërkesave të ekonomisë për para në vlerë dhe strukturë si dhe të sigurimit të një furnizimi të rregullt me këto kartëmonedha për një periudhë disa vjeçare.” – njofton Banka e Shqipërisë.