Vendosni fjalën kyçe....

Bizneset ankohen ndaj bankave: S’na japin kredi për pagat e punonjësve, qeveria të ndërhyjë


Shoqata e bizneseve është ankuar ndaj bankave të nivelit të dytë të cilat sipas saj nuk u japin kredi për të paguar rrogat e punonjësve.

Ata shprehen se bankat u nxjerrin pengesa të ndryshme burokratike duke i lënë punonjësit 2 muaj pa paga.

Shoqata i bën thirrje qeverisë që të ndërhyjë për të rregulluar marrëveshjen duke i kërkuar që të marrë përsipër rriskun e kredive për pagat.

“Bankat nuk japin kredinë për pagat e punonjësve. Më lehtë të marrësh kredi 10 mln euro sesa kredinë për pagat. Bankat nxjerrin pengesat burokratike. Po lënë punonjësit 2 muaj pa paga megjithëse e kemi plotësuar dokumentacionin e kërkuar. Qeveria të marrë përsipër riskun e kredive për pagat.” – thotë shoqata në një deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *