Vendosni fjalën kyçe....

Dëm 18 milionë euro me TVSH-në, dënohen me 46 vite burg 24 persona


24 persona janë dënuar në total më 46 vite e katër muaj burg pasi gjykata i ka gjetur fajtorë për një skemë mashtruese lidhur me TVSH-në për mospagimin e detyrimeve të taksave e tatimeve.

Në këtë skemë janë përfshirë sipas gjykatësm 20 subjekte të cilat në bashkëpunim me njëri-tjetrin përmes faturave fiktive i kanë shkaktuar buxhetit një dëm prej 18 milionë eurosh.

Skema u zbulua nga Drejtoria e Hetimit Tatimor.

Sipas avokatëve, shumica e personave që janë dënuar nga gjykata nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit pasi kanë qenë punonjës të thjeshtë, shkruan Balkanweb.

Ata jnë shprehur se do e apelojnë vendimin e gjykatës të cilin e cilësojnë të padrejtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *