Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët nisin mbledhjen në “Zoom”, përfundojnë duke parë pornografi


Asambleja Kombëtare e Afrikës së Jugut ‘u bombardua’ të enjten në mëngjes, kur një haker shfaqi në  ekranet e ligjvënësve që po bënin mbledhje në Zoom, me pornografi.

Personi që kreun sulmin gjithashtu abuzoi me shprehje raciste kryetarin e asamblesë, Thandi Modise.

Politikanët nuk kishin zhvilluar as 50 sekonda nga mbledhja dhe ishin në pikën e parë të rendit të ditës, menjëherë pas orës 9 të mëngjesit të së enjtes, kur shefja e një partie opozitare, Natasha Mazzone, u ndërpre në mes të fjalës së saj ndërsa diskutonte për mënyrën si do kryheshin mbledhjet e ardhshme virtuale të parlamentit.

“Kjo është saktësisht ajo që kam thënë në lidhje me Zoom!” bërtiti folësi i shokuar Modise, në referim të një seance të mëparshme virtuale që u hakua në të njëjtën platformë.

Më shumë imazhe pornografike dhe video u shfaqën nëpër ekrane ndërsa ligjvënësit u përpoqën të shmangnin shikimin e tyre të tronditur e neveritur. Takimi zgjati 4.5 minuta para vendimit për ndërprerjen e takimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *