Vendosni fjalën kyçe....

Franca mban të mbyllur kufijtë deri në 15 qershor


Ministri i Brendshëm i Francës Christophe Castaner është shprehur se kufijtë e vendit do të qëndrojnë të mbyllura për vendet e BE-së të paktën deri në 15 qershor, ndërsa për sa i përket vendeve jashtë zonës Schengen ato do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë.

Më herët, autoritetet franceze shpalosën planin e rihapjes duke filluar nga data 11 maj.

Francezëve do iu duhet një autorizim i ri për çdo lëvizje prej më shumë se 100 kilometrash larg banesave të tyre duke filluar nga 11 maji.

Në dy qershor këto masa do të rishikohen por autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e eventeve shoqërore me mbi 5 mijë persona të paktën deri në shtator.

Dyqanet, bizneset dhe libraritë do të hapen më 11 maj, por ende nuk është bërë e ditur data për hapjen e bareve, restoranteve dhe teatrove.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *