Vendosni fjalën kyçe....

Grabitësit iu futën natën në stallën e bagëtive, plagoset me armë 44-vjeçari në Fushë-Krujë


Një tentativë për grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fushë-Krujë. Persona të paidentifikuar ishin futur gjatë natës në stallën e bagëtive në fshatin Kameras, por 44-vjeçari me inicialet A.B i kishte pikasur.

Ai ka mbetur i plagosur me armë, por fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se i ka identifikuar autorët dhe po punon për arrestimin e tyre.

“Më datë 07.05.2020, rreth orës 02:25, në fshatin Kameras, Fushë Krujë, gjatë një tentative për vjedhur bagëti të imëta në një stallë në pronësi të shtetasit A. B, 44 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj. Policia ka identifikur autoret dhe po tenton arrestimin e tyre.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *