Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë.
Ai sipas policisë ka rënë nga lartësia nga një pallat në ndërtim.
63-vjeçari me iniciale M.P., ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa po hetohet mbi dinamikën e ngjarjes së rëndë.
“Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, tek ‘Fusha e Aviacionit’, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim punëtori shtetasi M.P., 63 vjeç, ku mjekët e ambulancës konfirmojnë se ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.” – shkruhet në njoftimin e policisë.