Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ambasadori i Obama-Biden: Jam i shqetësuar, Trump sillet me Kinën si Hitleri në vitet ’30


Max Baucus, i cili ka qenë ambasadori amerikan në Kinë gjatë administratës Obama-Biden, mbrojti Kinën gjatë një interviste në CNN të mërkurën, duke thënë se retorika e fortë që kritikon Kinën për gënjeshtrat e saj të pretenduara mbi shpërthimin e Covid-19 është ‘si Hitleri në vitet 30’.

“Kjo nuk është shkencë raketash. Këtu është ajo që më shqetëson me të vërtetë, retorika e administratës Trump është shumë e fortë ndaj Kinës, e ka kaluar masën.” – tha Baucus.

“Ne po hyjmë në një epokë e cila është e ngjashme me kohën kur Joe Mçarthy ishte duke bezdisur Departamentin e Shtetit me sulmin ndaj komunizmit, pak a shumë si Hitleri në vitet ’30, pasi shumë njerëz e dinin se ajo që po ndodhte ishte gabim, ata e dinin se ishte e gabuar, por ata nuk u ngritën në këmbë dhe nuk thanë asgjë në lidhje me të, u ndjenë të frikësuar.” – shtoi ai.

“Dhe tani, në Shtetet e Bashkuara, nëse dikush thotë ndonjë gjë të arsyeshme për Kinën, ai ose ajo ndjehet i frikësuar. Koka e tij do ‘pritet’.” – vijoi Baucus.

“Në vitet ’30 në Gjermani ishte shumë e ngjashme, njerëzit që ishin të përgjegjshëm në SHBA dhe përgjegjës në Gjermani nuk mund të flisnin dhe unë shqetësohem që disa nga ato po ndodhin tani dhe është shumë e rrezikshme. Unë mendoj se po ndodh pjesërisht sepse administrata republikane dhe Donald Trump e kuptojnë se ekonomia nuk po shkon mirë me siguri për shkak të koronavirusit dhe për këtë arsye ata duhet të gjejnë një strumbullar, ata duhet të fajësojnë dikë dhe ata po fajësojnë Kinën.” – shtoi ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *