Kryeministri në detyrë i Kosovës, Kurti, ka komentuar sot zhvillimet e fundit politike në vend.
Ai deklaroi para gazetarëve se partitë që kanë qenë në pushtet deri më sot nuk e kanë problemin me qëndrimet e tij por me qenien e tij si politikan.
Kurti shtoi se ato po përpiqen me çdo kusht që të mos largohen nga skena, shkruan Lajmi.
“Në Kosovë ka ndodhur ndryshimi i madh më 6 tetor të vitit të kaluar. Ne i kemi ambiciet shumë të mëdha si qeveri për shkak të programit qeverisës. Regjimi i vjetër po përpiqet me çdo kusht që të mos shkojë nga skena. Në secilën pikë kanë keqinformuar. Nuk kanë problem vetëm me qëndrimet e mia, kanë problem me qenien time politike. Unë s’kam inat me askënd nuk e urrej askënd, e dua vendin tim.” – tha ndër të tjera Kurti.