Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: “Kujdes me sjelljen individuale, vetëm kjo na shpëton nga virusi shumë i rrezikshëm”


Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar sot se rreziku i përhapjes së Covid-19 është ende i lartë në qytete të mëdha si Tirana, Shkodra e Fieri duke shtuar se edhe qytetet e lartpërmendura mund të futen te harta e gjelbër pas një analize dy-javore.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Neës24, ajo theksoi se hapjet e përshkallëzuara do jenë një-javore pasi kjo jep mundësinë e një analize më të saktë që do bëhet pas dy javësh.

“Në raportimet tona ditore raportojmë dhe vatrat e krijuara. Vatrat janë familjare dhe nuk kemi transmetime të gjera komunitare. Kemi më shumë risk të lartë në qytetet e mëdha. Tirana mban vendin e parë sa i përket rasteve aktive. Kruja po ashtu, Shkodra mbetet një qytet ku po punohet për gjurmimin e kontakteve. Në Fier kemi pasur një vatër familjare. Dua të apeloj qytetarët sa e rëndësishme është që të ruhet distancomi social. Rregullat nuk duhen thyer, duhet të tregohemi të kujdesshëm.” – tha Manastirliu.

Ajo shtoi se masat duhen zbatuar me përpikmëri nga qytetarët pasi virusi nuk ka ikur ende. Vetëm respektimi i masave, shtoi ajo do i ruajë qytetarët nga Covid-19.

“Nuk duhet të entuziazmohemi që virusi iku dhe të kthehemi në normalitet. Duhet të ndryshojmë zakonet, me rregulla të reja që kemi 2 muaj në jetën tonë që i kemi. Duhet të kemi shumë kujdes me sjelljen individuale. Vetëm kjo mund të shpëtojë ne dhe familjarët nga ky virus shumë i rrezikshëm.

Fazat e hapjes do jenë sipas kalendarit që kemi vendosur. Jemi në fazën e parë të rihapjes bazuar në planin nga Komiteti i Ekspertëve. Me këto të dhëna që kemi vijojmë në fazat e tjera, nga data 27 ne kemi kaluar 10 ditë dhe do të presim 2 javë për të bërë analizën e kurbës epidemiologjike. Kemi planifikuar të vijojmë me plane 2 javore por me hapje 1 javore.” – shtoi Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *