Vendosni fjalën kyçe....

Matura Shtetërore, rregullat e penalizimet për maturantët


Çdo maturant që do kapet me celular gjatë provimit të maturës shtetërore do penalizohet për 1 vit rresht e nuk do ketë më të drejtën që ta japë provimin në fjalë.

Njoftimi është bërë nga drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rrezana Vrapi me anë të një videomesazhi.

Ajo theksoi se janë përcaktuar rregullat që do ndiqen gjatë provimeve duke respektuar edhe masat e distancimit dhe të mbrojtjes ndaj Covid-19.

“Rregullat më të forta kanë të bëjnë veçanërisht me besueshmërinë e të gjithë procesit. Pra, mos-marrjen e celularëve dhe moskomunikimin. Këto janë të sanksionuara në rregulloren e Maturës Shtetërore. Prandaj bëj me dije: Çdo maturant, ditën e provimit të mos ketë celular me vete, të mos komunikojë në mjedis. Në të kundërt, do të penalizohet dhe për 1 vit rresht ai nuk do të ketë më të drejtë që ta japë këtë provim.” – tha ndër të tjera ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *