Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon për zgjedhjet në Universitete: Të jenë gjithpërfshirëse dhe transparente


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet që pritet të mbahen në Universitetet e vendit për strukturat drejtuese.

Meta bën thirrje që procesi zgjedhor duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës deh të jetë në bashkëpunim me të gjithë aktorët në përputhje me ligjin për Arsimin e Lartë.

Lidhur me situatën e zgjedhjeve në universitet publike, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, thekson se ky është një proces tejet i rëndësishëm për të rinovuar autoritetet e reja dhe organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Ky proces i ri zgjedhor duhet të mishërojë parimet kushtetuese, të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore dhe të jetë transparent e gjithëpërfshirës.

Ndaj, në kushtet specifike në të cilat ndodhemi, është shumë i rëndësishëm  angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve dhe institucioneve që kanë përgjegjësi në këtë proces. Është detyrë e tyre të harmonizojnë të gjitha veprimet dhe aktet rregullatorë, në mënyrë që ky proces i ri zgjedhor të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin për të arritur një rezultat të gjithëpranuar dhe për të përmbushur objektivat e Arsimit të Lartë në Shqipëri”-deklaron Presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *