Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk ka vend për abuzime politike”, Ministria e Infrastrukturës publikon vendimin: Naftëtarët e Ballshit përfitojnë 40 mijë lekë


Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar vendimin nga i cili edhe naftëtarët e Ballshit përfitojnë pagesën prej 40 mijë lekë.

Nga kjo pagesë përfitojnë të gjithë punonjësit e Rafinerisë së Naftës në Ballsh të cilët figurojnë në listpagesat e dhjetorit 2019.

Naftëtarët e Ballshit përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh. Vendimi i Qeverisë, i marrë në datë 23 prill 2020 dhe botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, është mëse i qartë dhe nuk ka asnjë vend për dyshime e as për abuzime politike”-shkruan Ministria në postimin e saj.

Naftëtarët e Rafinerisë Ballsh, kanë zhvilluar prej muajsh protesta pasi kanë probleme me pagesat e tyre në raport me kompaninë ku disa prej tyre kishin muaj pa marrë paga.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *