Vendosni fjalën kyçe....

Pas emrit të drejtuesit, zbulohet kur u krijua Komiteti Teknik i ekspertëve për COVID-19


Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka zbuluar se kur është krijuar Komiteti Teknik i ekspertëve për COVID-19.

Sipas saj e cila është edhe drejtuesja e Komitetit, 31 janari është data e ngritjes së tij menjëherë pas shpalljes nga OBSH-ja emergjencë botërore koronavirusin.

“Ky komitet teknik nuk është në shkelje të ligjit sepse krijimi i këtij komiteti është bërë në bazë të ligjeve. Ministria e Shëndetësisë ngre organe kolegjiale këshilluese të ndryshëm dhe kjo përcaktohet në ligj. i tillë është edhe ky komitet teknik i antiCovid, nuk është komitete politik, por një komitet teknik ekspertësh nga më të mirët dhe kam kënaqësi që punoj me ta. Ishte kur OBSH më 31 janar e shpalli covd-19 si emergjencë botërore. Atëherë u ngrit menjëherë komiteti për të marrë masat dhe ndjekur dinamikën e situatës në botë“- tha Rakacolli në emisionin “Repolitix” në Report TV.

Për këtë komunitet në vendin tonë ka pasur nga pasur pak informacion se kush ishte drejtuesi, apo edhe emrat e të gjithë anëtarëve, ndërsa vetëm ditët e fundit nga autoritet janë zbuluar informacionet e plota.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *