Vendosni fjalën kyçe....

Pas presionit për të zbuluar emra, Rama mbledhje online me Komitetin e Ekspertëve


Pas presionit të mediatik lidhur me përbërjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve me të cilët është këshilluar lidhur me pandeminë e koronavirusit, kryeministri Edi Rama ka zvilluar sot një mbledhje online me ta.

Rama në këtë mbledhje Rama për herë të parë konfirmoi vetë se kryetarja e këtij komiteti është zv.ministrja, Mira Rakacolli.

“Doktoreshë Mira, flisni ju, meqë jeni dhe kryetarja e Komitetit. Se ata thonë kush është kryetari. E donin burrë, po ne suksesin e kemi me gratë”, tha Rama. Emri i Rakacollit ishte zbuluar dy net më parë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, por dje gjatë një interviste me gazetarin Enkel Demi, Rama refuzonte të jepte emra.

Kryeministri në këtë mbledhje u shpreh i shqetësuar për faktin se njerëzit nuk mund të respektojnë kushtet pas hapjes. Ai foli për një valë të dytë të virusit të cilën e konsideroi një sfidë të madhe.

“Doja që të kemi një diskutim. Këtu kam parasysh situatën aktuale, por edhe për të adresuar disa çështje meqenëse vendosëm që të bënim live. Në mënyrë që dhe publiku të ndjekë drejtpërdrejtë opinionet tuaja. Rezultatet flasin vet, ca merren me komitetin. Pse nuk bëjnë teste? Kush është kryetari i komitetit? Etje etj. Do dëshiroja që t’ja jepja fjalën në fillimi doktori Tritanit për të bërë një anë të përgjithshme nga këndvështrimi i tij të kësaj situate dhe për të thënë opinionin e tij lidhur me vazhdimin. E kam dëgjuar me vëmendje opinionin tuaj në vazhdimi. Dhe realisht jam i shqetësuar për mundësinë që kushtet e hapjes njerëzit të fillojnë të harrojnë që e kemi mes nesh armikun e padukshëm. Nëse nuk respektojmë rregullat e thjeshta, mund të bëjmë pre e një evazioni tjetër. Vala e dytë, është një riardhje e virusit me forca të reja, por një dorëzim i njerëzve për shkak të shkeljes së gabuar në pushtetin e virusit që është këtu. Kjo është sfidë e madhe, le të shohim në vijim që njerëzit ët vazhdojnë të jetojnë kujdesshëm. Sidomos kur hyjnë në mjedise të mbyllura, ku ka shumë njerëz, qendra tregtare etj.”, tha Rama.

Përveç Rakaçollit në rolin e kryetares së Komitetit, në mbledhje po marrin pjesë dhe mjekët Tritan Kalo, Andi Koraqi, Najada Çomo, Silva Bino, Albana Fico, Skënder Brataj, dhe ministrja Ogerta Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *