Vendosni fjalën kyçe....

“Qentë fantazmë” të Amazonës në rrezik, 30% e habitatit të tyre mund të zhduket në 7 vjet


Një studim i ri parashikon që ‘qentë fantazmë’ misteriozë të pyjeve të shiut në Amazonë mund të përballen me një kërcënim të ri mjedisor, pasi shpyllëzimi pritet të zvogëlojë habitatin e tyre natyror me 30% në 2027.

Studimi i botuar në Royal Society of Open Science, u bazua në pamjet e kapura nga një seri kamerash të vendosura nëpër 27,000 milje katrorë të pyjeve të shiut për të ndjekur sjelljen e qenve.

Daily Mail shkruan se studiuesit përpiluan informacione nga kamerat e vëzhgimit me të dhënat topografike nga rajoni për shpyllëzimet, me shpresën për të kuptuar më mirë sesi ka ndikuar te kafshët që jetojnë në rajon.

Ata zbuluan se në disa nga zonat më të goditura, habitati natyror i  këtyre qenve mund të binte deri në 60%. Bëhet fjalë për zona kryesisht në pyjet e shiut në Brazil, Bolivi, Peru, Kolumbi dhe Ekuador.

“Rrezultatet tona theksojnë se humbja e pyjeve paraqet një kërcënim serioz për ruajtjen e specieve në një kornizë të shkurtër kohore”- raporton ekipi, sipas një historie në Inverse.

Sipas ekipit, qentë e njohur ndryshe si qentë me veshë të shkurtër, aktualisht janë renditur si një specie e kërcënuar në Bashkimin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Listës së Kuqe të Natyrës.

Krijesat u dokumentuan për herë të parë në shënimet e udhëtarëve që datonin nga viti 1883, por një vëzhgim i drejtpërdrejtë u bë kur shkencëtarët ishin në gjendje t’i gjurmonin dhe studionin në fillim të viteve 2000. Ekipi vuri në dukje një sjellje dukshëm të ndryshme të qenve në rajone ku kishte më pak pyje të dendura, e cila la të kuptohet se ka një ndërprerje më të gjerë për të gjithë ekosistemin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *