Kryeministri Edi Rama në lidhjen direkt për Syri TV foli edhe për padinë ndaj gazetës gjermane Bild.
Rama shpjegoi se tërheqja nga padia ishte vendim i tij pa u diskutuar me Bild-in. Ndërsa me ironi tha se nga tërheqja u kursyen edhe disa paranë arkat e Partisë Socialiste.
“Nuk kam shumë për të thënë lidhur me këtë sepse e kam shkruar në atë që ju zemërgjerësisht lexuat që, takimi me shefat editorialistë të gazetës ishte me të vërtetë një takim mbresëlënës nga pikëpamja e komunikimit, nga pikëpamja e diskutimit që bëmë për shumëçka dhe duke qenë se u ndërtua një marrëdhënie njerëzore dhe mu duk e pamotivueshme brenda vetes që të vazhdoja gjyqin. Me këtë rast kurseva edhe disa të holla nga arka e Partisë Socialiste-tha Rama.