Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Pas 18 majit do rihapen kufijtë, sfidë do jetë karantinimi i atyre që do vijnë


Gjatë mbledhjes online me Komitetin e Ekspertëve, Rama tha se pas datës 18 maj do të rihapen kufijtë dhe do të nisin fluturimet.

Por ai shprehu shqetësime me atë që do të ndodhëë pas kësaj me rregullat e karantinimit për ata që vijnë dhe tha se do konsultohet me ekspertët për të gjitha masat që do marrë.

“Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë, pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri. Do të ishte mirë që ministria e Shëndetësisë të përgatisë disa materiale sensibiluzuese për qytetarët në kushtet e rihapjes për kujdes dhe respektimin e masave”– tha Rama.

Ai tha se i shqetësuar është dhe me atë që do ndodhë me futjen në fuqi të masave të reja lehtësuese në datë 18, lidhur me transportin brenda dhe ndërqytetas.

 “Deri në 90% e kusur është liruar deri në datë 18 maj. E vetmja gjë që mbetet shqetësim mbetet transporti publik me autobusë apo furgonë ndërqytetas, apo në qytet, po shikojmë të gjejmë një formulë kompromisi lidhur me këtë. Nuk e dimë si mund të jetë. Pjesa tjetër po çlirohet duke evituar grumbullimet”– kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *