Vendosni fjalën kyçe....

Rrjedhje gazi në Indi, 8 të vdekur dhe qindra njerëz në spitale


Tetë njerëz kanë humbur jetën e me qindra të tjerë u sëmurën, pas një rrjedhje gazi në jug të Indisë.

BBC shkruan se gazi ka rrjedhur në një fabrikë polimerësh, në qytetin Visakhapatnam në shtetin Andhra Pradesh.

Qindra njerëz janë dërguar në spital, shumë prej të cilëve janë ankuar për një ndjesi djegieje në sy dhe vështirësi në frymëmarrje. Incidenti ndodhi rreth orës 03:00 në uzinën LG Polymers.

Rajendra Reddy, një zyrtare e lartë në Bordin e Kontrollit të Ndotjes së Andhra Pradesh, tha se gazi i rrjedhshëm ishte stiren, i cili zakonisht mbahet në frigorifer.

Incidenti ndodhi kur fabrika u rihap për herë të parë që nga 24 marsi kur India hyri në bllokim për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ndërsa gazi përhapej, banorët në ndërtesaty pranë u larguan nga shtëpitë e tyre në panik. Ka shqetësime se mos tymi është përhapur në një rreze prej rreth 3 km dhe zyrtarët kanë evakuuar njerëz nga zonat përreth.

Një zyrtar i lartë i rrethit i tha BBC-së se përpjekjet fillestare për të kontrolluar rrjedhjen e gazit ishin të pasuksesshme. Megjithatë, agjensitë lokale të lajmeve kanë raportuar se situata tani është nën kontroll.

Ndërkohë, zyrtarët u kanë kërkuar njerëzve që të mbrohen duke i mbuluar fytyrat me një leckë të lagur.

Qindra njerëz përfunduan në spital pas rrjedhjes së gazit, mes tyre dhe fëmijë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *