Një dyqan lulesh është grabitur paraditen e sotme në Fier.
Mësohet se tre persona kanë shkuar në dyqanin që ndodhet pranë gjimnazit ‘Janaq Kilica’ duke grabitur me forcë xhiron e ditës, rreth 150 mijë lekë të vjetra.
Dy nga personat kanë qëndruar në derën e dyqanit duke bërë rojen kurse një i tretë është futur brenda dhe ka marrë me forcë shumën e lekëve nga arka.
Deri tani policia nuk ka ndaluar ende asnjë person të dyshuar.