Vendosni fjalën kyçe....

Trump thotë se koronavirusi është sulm më i keq se “Pearl Harbor”


Presidenti amerikan Donald Trump e ka përshkruar pandeminë e koronavirusit si “sulmin më të keq” që është bërë ndonjëherë mbi Shtetet e Bashkuara, duke e grejtuar gishtin nga Kina.

Trump tha se shpërthimi kishte goditur më shumë njerëz në SHBA se sa bombardimet japoneze të Pearl Harbour në Luftën e Dytë Botërore, ose sulmet e 11 shtatorit dy dekada më parë.

Administrata e tij po mendon për veprime ndëshkuese kundër Kinës lidhur me mënyrën se si e trajtoi në fillim përhapjen e virusit.

Pekini thotë se SHBA vetëm dëshiron të largojë vëmendjen nga përgjigja e vet ndaj pandemisë.

Që kur u shfaq në qytetin kinez të Wuhan-it në dhjetor, koronavirusi konfirmohet se ka infektuar 1.2 milion amerikanë, duke vrarë më shumë se 73,000.

Çfarë tha presidenti Trump?

Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha: “Ne kaluam sulmin më të keq që kemi pasur ndonjëherë mbi vendin tonë, ky është sulmi më i keq që kemi pasur ndonjëherë.

Kjo është më e keqe se Pearl Harbour, kjo është më e keqe se Qendra Botërore e Tregtisë. Asnjëherë nuk ka pasur një sulm si ky. Dhe nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Mund të ishte ndalur në burim. Mund të ishte ndalur në Kinë. Duhej të ishte ndalur pikërisht në burim. Por nuk ndodhi.”

Më pas, i pyetur nëse e shikon pandeminë si një akt lufte, Trump u përgjigj se si luftë shihte virusin e jo Kinën. “Unë e shoh armikun e padukshëm si një luftë. Nuk më pëlqen si erdhi këtu, sepse mund të ishte ndalur, por jo, unë e shikoj armikun e padukshëm si një luftë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *