Vendosni fjalën kyçe....

Xhaxhai me dy nipat në Berat hynë në pus për ta pastruar, dy të vdekur, tjetri rëndë në spital


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, ku 3 persona kanë mbetur të bllokuar në një pus.

Bëhet fjalë për anëtarë të së njëjtës familje, të cilët po hapnin punonin për pastrimin dhe thellimin e pusit për të nxjerrë ujë të pijshëm, por fatkeqësisht kanë hasur në një xhep gazi dhe janë asfiksuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushnik.

I pari në fund të pusit ishte futur Kamber Hoxha 75-vjeç, e në ndihmë kishte hyrë dhe nipi i tij Gentian Golashi, 44-vjeç. Në ndihmë ishte edhe nipi tjetër Neim Hoxha, 40-vjeç, i cili ishte futur i fundit në pusin 9 metra. Përreth ka patur dhe të afërm të tjerë që po ndihmonin në thellimin e pusit, të cilët kur kanë parë që ata nuk po kthenin përgjigje kanë kërkuar ndihmë nga policia.

Pas mbërritjes së ambulancës dhe zjarrfikësve, dy prej tyre janë nxjerrë të pajetë, ndërsa personi i tretë Neimi është dërguar për në spital në gjendje të rëndë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *