Një djalë 10-vjeçar dhe motra e tij e vogël ‘çmendën’ policinë duke ikur me makinë me shpejtësi të lartë njësoj sikur të bëhej fjalë për lojën e famshme GTA.
Ngjarja ndodhi në qytetin siberian të Tomskut, në Rusi kur dy fëmijët e mitur që kishin rrëmbyer mjetin e familjes i dhanë gaz nëpër qytet, një ndjekje të cilën policia e qytetit zor se do e harrojë shpejt.
Teksa prindërit e fëmijëve ishin futur duke blerë diçka në dyqan, djali 10-vjeçar kërceu në vendin e shoferit dhe nisën ‘arratinë’ nëpër qytet. Edhe pse një fëmijë i mitur, djali habiti jo pak më aftësitë e tij në timon por shpejtësia e lartë tërhoqi vëmendjen e policisë.
Edhe pas vënies në ndjekje prej policisë, i mituri vijoi rrugën dhe situata u përkeqësua jo pak nga moti më shi. Ndjekja u kap nga kamera në pjesën e pasme dhe të përparme të automjetit.
Teksa 10-vjeçari nuk e vrau shumë mendjen, motra 5-vjeçare filloi të bërtiste duke kërkuar nënën duke vërë që i vëllai ta ndalë makinën.