Vendosni fjalën kyçe....

Ç’do ndodhë nga 11 maji e 18 maji, Manastirliu jep hollësitë


Në një komunikim në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë sqaroi më gjerësisht atë që kishte njoftuar më herët kryeministri Rama.

Manastirliu tha se hapja e përshkallëzuar po shkon sipas planifikimit, duke qenë se mbi 70% e të prekurve nga Covid-19 janë shëruar dhe duke qenë se prej 10 ditësh nuk ka asnjë viktimë lidhur me virusin.

Ajo tha se nga e hëna e ardhshme do hapen një kategori biznesesh siç janë parukeritë, klinikat dentare, berberët e qendrat tregtare, të cilat do veprojnë sipas një protokolli të rreptë masash.

Po kështu nga e hëna një numër i madh qytetesh futen në hartën e gjelbër, gjë që u mundëson të lëvizin në këmbë ose makina deri në orën 21:00 brenda qytetit.

Jashtë kësaj liste mbeten ende Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri, Kurbini e Kruja. Ndërkohë sipas ministres, nga data 18 maj, do hapen kafenetë e restorantet që do funksionojnë në mjediset e jashtme si dhe do lejohet stërvitja individuale e sportistëve.

Ajo theksoi gjithashtu se duke nisur nga 11 maji do ketë më shumë fluturime riatdhesimi dhe se të ardhurit do karantinohen në banesat e tyre.

Në fundjavë do jenë të hapura vetëm dyqanet ushqimore me pakicë dhe farmacitë ndërsa lëvizja do jetë për të moshuarit deri në orën 10:00 dhe prindërit me fëmijë nën 14-vjeç nga ora 11 e paradites deri në 5 e gjysmë të pasdites.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *