Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka uruar 3 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë që dje kanë filluar me punën.
Kim thotë se këta gjyqtarë po tregojnë vendosmëri për të ofruar drejtësi efektive ndërsa e konsideron thelbësore për Reformën në Drejtësi funksionimin e Gjykatës së Lartë.
“Urime gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për marrjen menjëherë përsipër të detyrave të tyre. Gjyqtarët po tregojnë vendosmërinë e tyre për të ofruar drejtësi në mënyrë efektive. Gjykatë e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi.”– shkruan Kim.
Pas më shumë se një viti nga bllokimi total dhe stokut të dosjeve të mbartura, Gjykata e Lartë nisi dje nga puna. Aktualisht gjykata e lartë funksionon me 4 gjyqtarë nga 19 që përcakton ligji organik që duhet të ketë në trupën e saj.