Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata në Nigeri jep dënimin me vdekje nga aplikacioni Zoom


Një gjykatë në Nigeri dënoi sot një burrë me varje në një seancë të mbajtur virtuale përmes aplikacionit Zoom.

Ky është një nga gjykimet e para përmes aplikacionit Zoom që gjyqtarët përdorin për shkak të koronavirusit.

Gjykatësja Mojisola Dada nga Lagosi, dënoi me vdekje Olalekan Hameed për vrasjen e nënës së një punonjësi.

Seanca dëgjimore zgjati gati tre orë dhe morën pjesë avokatë. Hameed u deklarua i pafajshëm për vrasjen e 76-vjeçares Jolasun Okunsanya.

“Gjykata vendos që ju të vareni nga qafa derisa të shpalleni të vdekur. Zoti e mëshiroftë shpirtin tënd. Është një vendim virtual i gjykatës, “tha gjyqtarja.

Në Nigeri, rreth 3.000 njerëz janë infektuar me koronavirus dhe 100 kanë vdekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *