Vendosni fjalën kyçe....

Hakerat bombardojnë me porno, seancën online të Parlamentit të Afrikës së Jugut


Asambleja Kombëtare e Afrikës së Jugut e realizuar online përmes programit të “Zoom”, është bombarduar nga pamje pornografike.

Ligjvënësit janë vënë në siklet vetëm në 50 sekondat e para të mbledhjes së tyre dhe po diskutonin pikën e parë të rendit të ditës.

“Kjo është pikërisht ajo që thashë për Zoom!”– bërtiti kryetarja e asamblesë Thandi Modise, duke iu referuar një seance të mëparshme virtuale të Afrikës së Jugut, citon RT.

Më shumë imazhe pornografike dhe video u shfaqën nëpër ekranet e tyre, ndërsa politikanët u përpoqën të mbyllnin sytë ose të shmangnin shikimin e këtyre pamjeve me neveri. E një zë u dëgjua duke fyer zonjën Modise.

Takimi u realizua pastaj më vonë gjatë ditës. Platforma Zoom është kritikuar vazhdimisht për mungesën e dukshme të sigurisë, e cila çoi në trendin e sulmveve të tilla me imazhe pornografike në mënyrë të vazhdueshme.

Thandi Modise


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *