Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën nga koronavirusi ish-ministri i Shëndetësisë në Greqi


Ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit ish-ministri i Shëndetësisë në Greqi dhe kirurgu i respektuar, Dimitris Kremastinos.

Siç shkruan gazeta Kathimerini, 78-vjeçari ishte i shtruar që më 26 mars në spitalin Evangelismos të Athinës me ndërlikime mjekësore në lidhje me Covid-19.

Më parë mjek, Kremastinos ka shërbyer si ministër në qeverinë e Pasok dhe ka qenë edhe deputet i zonës së Dodekanezit në parlamentin grek.

Njihej si një prej njerëzve në të aftë në fushën e shëndetësisë dhe bëri një reformë të fortë dhe tepër pozitive në shërbimin shëndetësor grek.

Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias reagoi në Twitter për vdekjen e ish-ministrit, duke thënë se Kremastinos “i kishte shërbyer sektorit të kujdesit shëndetësor me dinjitet dhe ndjenjën e përgjegjësisë”.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi deri më tani ka shkuar në 150.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *