Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB) ka miratuar propozimin e FIFA-s për të rritur numrin e ndërrimeve brenda një ndeshje nga tre në pesë për të lehtësuar sa më shumë ngarkesën e lojtarëve.
Shumë kampionate në Europë, që është edhe kontinenti më i goditur nga Covid-19 po mendojnë rifillimin nën kushte të rrepta sigurie për të shmangur përhapjen e virusit.
Ndërkohë Franca, Belgjika, Holanda e Skocia e kanë ndërprerë përfundimisht kampionatin.