Vendosni fjalën kyçe....

Nga Kuçova në Berat në këmbë, punonjët e fasonerisë: Akoma s’kemi marrë përgjigje për pagën e luftës


Një grup punonjësish të një fasonerie në qytetin e Kuçovës kanë vijuar protestat edhe ditën e sotme, për shkak se nuk e kanë marrë pagën e luftës edhe pse janë me siguracione.

Punonjësit e fasonerisë janë nisur në këmbë nga qyteti i Kuçovës për të protestuar për të dytën ditë radhazi përpara Drejtorisë së Tatim-Taksave në Berat, për shkak të mungesës së mjeteve si pasojë e pandemisë.

Ndërmarrja fasone e prodhimit të çantave në qytetin e Kuçovës ka 150 punëtorë, të gjithë të siguruar por edhe pse biznesi është mbyllur që më datë 9 prill, askush nuk e ka marrë pagesën e luftës.

“Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave paga e luftës nuk ju takon, sepse formulari është dorëzuar pas datës 10. Arsye për të protestuar ka me mijëra, por jo këtu.

Sepse formulari i dorëzimit është bërë pas datës 10 që është parashikuar nga vendimi i Këshillit të Ministrave. Ligji nuk jua jep. Unë jam i gatshëm që bashkë me ju të shkojmë të protestojmë për ligjin, por ligji nuk bëhet këtu. Bëhet në Facebook nga kryeministri. Nuk e ka fajin drejtoria e tatimeve, të ikim atje te kryeministri t’i gjuajmë me gurë. Ai thotë i takon por nuk ua jep. Thotë ndryshe e vepron ndryshe.”- tha kontabilisti i ndërmarrjes.

Gjatë protestës së tyre, punonjësit e fasonerisë janë përplasur me policinë, e disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat.

Ata paralajmërojnë se do të futen në grevë urie nëse problemit të tyre nuk u jepet zgjidhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *