Vendosni fjalën kyçe....

OBSH: Pacientët e shëruar që po dalin prapë pozitivë në teste nuk po riinfektohen


Njerëzit të cilët po rezultojnë pozitivë për koronavirusin pasi janë shëruar njëherë nga infeksioni, sipas OBSH-së nuk po riinfektohen.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha për AFP-në se pacientët e deklaruar si të shëruar nga koronavirusi, të cilët më vonë rezultojnë pozitivë, ende po dëbojnë qelizat e vdekura të mushkërive nga trupi i tyre dhe nuk po riinfektohen.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa pacientë po rezultojnë pozitivë në teste pasi shërohen klinikisht”– i tha AFP-së një zëdhënës i OBSH-së. “Nga ajo që dimë aktualisht, dhe kjo bazohet në të dhëna të fundit, duket se këta pacientë vetëm po dëbojnë mbeturinat e materialeve nga mushkëritë e tyre, si pjesë e fazës së rikuperimit.”

Autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut ngritën shqetësime për koronavirusin pasi raportuan më shumë se 300 raste të pacientëve të rikuperuar, që më vonë testuan përsëri pozitiv.

Nëse ata që i mbijetojnë COVID-19 mund të riinfektohen me virusin, kjo mund të komplikojë përpjekjet për të hequr kufizimet e karantinës dhe prodhimin e një vaksine.

Por siç duket, sipas OBSH-së rezultatet e tilla të testit duket të jenë ‘të rreme’ të shkaktuara nga qelizat e mbetura të mushkërive, por me gjasë jo infektive.

Një ekspert i  virologjisë tha për DailyMail se sapo virusi të mosaktivizohet nga sistemi imunitar dhe të formojë një lidhje komplekse me një antitrup, ajo ndalon së infektuari, por prapë se prapë mund të zbulohet me anë të një testi.

OBSH tha gjithashtu se kërkohet më shumë hulumtim mbi pacientët e rikuperuar që fillimisht testuan negativ dhe më pas testuan pozitivë javë më vonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *