Vendosni fjalën kyçe....

Po flinin të lodhur në hekurudhë, shtypen nga treni 16 emigrantë


Një ngjarje tragjike ke ndodhur në Indi ku 16 emigrantë janë shtypur nga një tren. BBC shkruan se bëhet fjalë për disa punonjës emigrantë, të cilët ndërsa po ktheheshin në vendet e tyre pas mbylljes së punës si pasojë e koronavirusit.

Grupi prej 20 vetash ishin duke ecur në këmbë nga Jalna për në Bhusaval, një distancë prej 157 kilometrash. Pasi ecën për 36 km, ata u lodhën dhe vendosën të pushonin tek shinat e trenit, duke menduar se asnjë tren nuk do kalonte për shkak të bllokimit.

Sipas BBC-së, India ka organizuar trena specialë për të marrë migrantët për t’i çuar në fshatrat e tyre. Dhjetëra mijëra prej tyre u larguan nga qytetet në këmbë kur India u fut në bllokim. Kryeministri indian Narendra Modi tha se ai ishte “jashtëzakonisht i mërzitur nga humbja e jetës për shkak të aksidentit fatal në Aurangabad”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *