Shembet me shpërthim të komanduar një ndërtesë 6 katëshe në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës në Durrës.
Specialistët e batalioniot xhenier të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura e kanë shembur ndërtesën në orët e paradites. Në trupin e kësaj godine u hapën 200 dhe u përdorën 6 kg eksploziv c4.
Specialistët xhenio në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Teritorit (IKMT) prej disa ditësh punuan për kryerjen e punimeve përgatitore për shembjen e pallatit, të konsideruar si të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit 2020.
Kati i parë i godinës ka qenë tërësisht i shkatërruar, çka e ka vështirësuar punën e forcave xhenio.