Shkalla e vetëvrasjeve globale po përshpejtohet pasi bllokimet e shkaktuara nga Covid-19, depresioni i tepërt dhe humbjet e vendeve të punës po i shtyjnë njerëzit të ndërmarrin aktin e tejskajshëm. Studiuesit australianë dhe amerikanë kanë nxjerrë në pah kërcënimin për vendet e tyre.
Një rritje e numrit të vetëvrasjeve të shkaktuara nga bllokimet e Covid-19 pritet të tejkalojë vdekjet nga virusi me një faktor prej 10 në Australi, sipas studiuesve të qendrës ‘Tru e mendje’ të Universitetit të Sidneit, të cilët publikuan gjetjet e tyre të enjten.
Në skenarin më të mirë, nivelet e vetëvrasjeve do të rritet me 25 përqind, parashikoi profesori Ian Hickie, duke vëzhguar se 40 përqind e tyre do të ishin midis të rinjve. Nëse ekonomia australiane vazhdon të përkeqësohet, nivelet e vetëvrasjeve mund të rriten në 50 përqind.
Kjo do të shtonte 750 deri në 1.500 vetëvrasje në mesataren vjetore prej 3,000 vdekjeve nga vetëvrasjet dhe Hickie vërejti se këto nivele të rritura mund të ‘vazhdojnë deri në pesë vjet nëse rënia ekonomike zgjat më shumë se 12 muaj.’
Duke e parë atë në perspektivë, pandemia e koronavirusit ka vrarë 97 njerëz në Australi që nga e enjtja. Mbi 264,000 njerëz kanë vdekur me virusin në të gjithë botën, sipas statistikave të hartuara nga Universiteti Johns Hopkins.
Por ndërsa nivelet e infeksionit kanë filluar të ulen në shumë vende, dëmi ekonomik i krijuar nga përgjigjet e qeverisë ndaj pandemisë sapo ka filluar.
Edhe para se të fillonin bllokimet, nivelet globale të vetëvrasjeve po shkonin në mënyrë alarmante lart, duke iu afruar më shumë se 800,000, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.