Vendosni fjalën kyçe....

194 viktima dhe 1083 të infektuar të rinj nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Itali


Në Itali shifrat orëve të fundit mbi COVID 19 duken premtuese drejt rënies së kurbës.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 194 viktima nga koronavirusi duke e çuar numrin total në 30 395 të vdekur.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 4828, ndërsa në total numri ka shkuar mbi 100 mijë.

Autoritetet raportuan gjithashtu se në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 1083 raste të reja pozitiv me Covid-19 për një total prej 218268 që nga fillimi i pandemisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *