Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë një denoncim të fortë lidhur me zhdukjen e provave për tenderët sekretë.
“Paska rënë zjarr te Ministria e Shëndetësisë, në katin e katërt të Zyrës së Prokurimeve, tani që nisi SPAK hetimet. E keni dëgjuar, ka rënë zjarr. Nuk ia kanë dalë me manípulimet dhe u vunë zjarrin. Kam paralajmëruar prej kohësh që Rama nuk po i bën publik tenderat sepse po manipulon të dhënat. Uroj të kenë mbetur mjaftueshëm gjurmë që SPAK të kryejë hetimet”, tha Basha.
Kryedemokrati e konsideroi këtë një test për SPAK, për të provuar se ka synim drejtësinë, apo për të treguar se “ka lindur i vdekur”.