Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Kjo është pandemi ekonomike, Rama dha më shumë për 2 km rrugë tek Unaza sesa për qytetarët


Paraditen e sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët.

Basha tha se pandemia ekonomike po i zë vend me shpejtësi pandemisë së COVID-19.  Ai akuzoi qeverinë se po shtyn vendin drejt një krize të thellë ekonomike.

Sipas Bashës, gjatë këtyre tetë javëve mbi 60 mijë persona kanë humbur vendin e punës. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama ka dhënë më shumë para për 2 kilometra rrugë tek Unaza e Re, sesa për qytetarët në nevojë që kanë humbur punën për shkak të pandemisë.

 “Kjo është pandemi ekonomike. Por edhe para pandemisë njerëzit ishin të varfër, sjellja e qeverisë Rama gjatë pandemisë i ka bërë edhe më të varfër dhe po e shtynë vendin drejt një krize të thellë ekonomike. Ky është një shqetësim që e ne e paraqitëm që në ditët e para. Kërkuam të merreshin urgjentisht masa për ekonominë, kërkesat tona bazoheshin në një analizë realiste. Shqipëria në këto vite ka bërë pas. Vetëm para pak vitesh, Shqipëria dhe Serbia kishin të njëjtin borxh publik, 70% të PBB. Sot Shqipëria vazhdon të ketë një borxh të lartë që përllogaritet në 84%, Serbia ka shkuar në 54.6%. Ne gjatë këtyre tetë javëve kemi humbur mbi 60 mijë vende pune.

Le të marrim Kosovën, ka shënuar 6 mijë vende të reja pune, vetëm sipas tatimeve ne kemi humbur 10 herë më shumë. Gjatë këtyre viteve taksat e shqiptarëve nuk kanë shkuar për të stimuluar ekonominë, por kanë shkuar për një grusht oligarkësh, nëpër koncesione PPP. Në total 41.5 mln euro është shuma totale që Rama ka dhënë për 3 milion shqiptarë për qindra njerëz që kanë humbur punën dhe bizneset në një stres të jashtëzakonshëm. Me TVSH ka dhënë më shumë për 2 kilometra unazë, oligarkëve tek Unaza e re. Shuma që u dedikua për atë projekt korruptiv është më e madh se shuma që ka dhënë për qytetarët në këto javë“, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *