Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Kryeministri akte lufte ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sot ka bërë një tjetër reagim lidhur me vendimin e kryeministrit Edi Rama, për t’i kaluar bashkisë së Tiranës pronësinë e Teatrit Kombëtar. E po ashtu për shoqërimin e dhunshëm të protestuesve të Shoqërisë Civile, nga ana e policisë.

Ai e konsideron këtë një akt lufte nga ana e kryeministrit, ndaj artit dhe qytetarëve dhe e quan Ramën përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.

“Ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias dhe dhuna fashiste ndaj protestuesve paqësorë është akt lufte i Ramës ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë.

 Pasi i vjedh përditë dhe i gënjen me premtime boshe, Rama përdor dhunë fashiste kundër qytetarëve edhe sot në #EuropeDay. Kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës. Babëzia për të zhvatur TK është vepra e tij.”– shkruan kryedemokrati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *